Skip to main content

VAZHDOJNË TRAJNIMET RAJONALE TË AUDITUESVE TË BRENDSHËM TË BASHKIVE PËR "AUDITIMI MBI BAZË RISKU TË MENAXHIMIT TË TË ARDHURAVE VENDORE"

Në vazhdim të ciklit të trajnimeve të audituesve të brendshëm, në datat 19 – 21 Qershor, Ekipi i Projektit “ Financat Lokale” i financuar nga SECO/ Qeveria Zvicerane në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë zhvilluan në Gjirokastër trajnimin 3 ditor të Audituesve të Brendshëm të 11 Bashkive të rajonit.

Auditimi mbi bazë risku i sistemit të menaxhimit të të ardhurave vendore ishte pika fokale e këtij sesioni trajnimi për të siguruar kuptueshmërinë e proceseve të punës të strukturës organizative, përfshirë rolet dhe përgjegjësitë në çdo proces të menaxhimit të të ardhurave.

Menaxhimi i të ardhurave vendore mbi bazën e riskut është një nga faktorët kryesorë me ndikim në autonominë vendore duke synuar financa publike të sigurta për ofrimin e shërbimeve më të mira për komunitetin.