Skip to main content

Raporti Financat Publike Vendore 2020

Për të dytin vit rradhazi, me asistencën e Projektit “Financat Lokale”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar Raportin Vjetor të Financave Publike Vendore 2020.  Disa nga gjetjet kyesore të evidentuara në këtë raport përmblidhen si më poshtë:

  • Gjatë vitit 2020, është ruajtur një vlerë e përafërt e transfertës së pakushtëzuar të vitit te kaluar prej 17.2 miliard lekë, pavarësisht ngadalësimit të produktit të brendshëm bruto si pasojë e pandemisë COVID-19.
  • Të ardhura të veta tatimore dhe jotatimore te pushtetit vendor gjatë vitit 2020 u realizuan rreth 24.2 miliard lekë ose rreth 5% më pak se të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2019.
  • Shpenzimet vendore gjatë vitit 2020 ishin rreth 51.6 miliard lekë, ose rreth 8% më pak se viti 2019, ose rreth 97% e planit vjetor prej 53.2 miliard lekë.  Shpenzimeve të pushtetit vendor rezultuan rreth 9.59% të shpenzimeve publike gjatë vitit 2020, ose rreth 1.8% më pak së një vit më parë.
  • Të ardhurat tatimore zune rreth 90% e totalit të të ardhurave vendore, të realizuara 5.1% më pak se viti 2019, nderkohe qe të ardhurat jotatimore u ulen me rreth 12%. Taksat vendore paten një rënie rreth 5.3%.
  • Të ardhurat nga tarifat qe në vitin 2020 perbenin 27% te totalit të të ardhurave vendore janë mbledhur rreth 5.7% më pak se të ardhurat e këtij burimi në vitin 2019.
  • Gjatë vitit 2020 konstatohet një rënie me rreth 6% i të ardhurave nga “Taksa e ndikimit në infrastrukture”, rënie me 20% nga “Tarifa e zënies së hapësirës publike”, si edhe rënie rreth 10% të të ardhurave jotatimore.
  • “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” zë peshën më të madhe të të ardhurave vendore në rreth 37% të totalit të të ardhurave, e ndjekur nga “taksa mbi ndërtesën” me rreth 18% të totalit, dhe “tarifa e pastrimit dhe higjenës” me rreth 17%.
  • Bashkia Tiranë zë vendin e parë me 57.4 % të totalit të të ardhurave të mbledhura nga të gjitha bashkitë. Rreth 80% të totalit të të ardhurave nga “taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” gjatë vitit 2020 e arkëtoi Bashkia Tiranë.
  • Shpenzimet për paga dhe sigurime zune rreth 43% të totalit të shpenzimeve vendore dhe pas tyre shpenzimet operative të cilat zënë 29% dhe në fund shpenzimet kapitale me rreth 25%.
  • Rreth 51% e shpenizmeve kane burim transfertat e buxhetit qendror, ndërkohë pjesa tjetër e këtyre shpenzimeve mbulohet nga të ardhurat e veta të pushtetit vendor dhe taksat e ndara.
  • “Shërbimeve të përgjithshme publike” dhe “Arsimit” përkatësisht me  22% dhe 20% zene pjesen me te madhe të totalit të shpenzimeve vendore. Rritje me te madhe e kane shpenzimet e “Mbrojtjes së mjedisit” me 109% apo “Çështjet ekonomike” me 28% si dhe “Shëndetësisë” me rreth 12.5%.
  • Për rindërtimin nga tërmeti në nivel vendor, nga fondi i planifikuar prej 29 miliardë lekësh nga shpenzimet e buxhetit, për vitin 2020 janë akorduar 14,9 miliardë lekë në formën e trasfertës së pakushtëzuar për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, të cilat janë realizuar në masën 56 për qind, ose 8.3 miliardë lekë.
  • Bashkia Tiranë ka vlerën më të lartë te shpenzimet për banorë me rreth 21,726 lekë / banor, e ndjekur  nga bashkia Skrapar me rreth 19,644 lekë / banor. Bashkitë me vlerën më të vogël të shpenzimeve për banor janë bashkia Kurbin me rreth 5,545 lekë dhe bashkia Kuçovë me 6,721 lekë / banor.
  • Vlera e stokut të detyrimeve të prapambetura është ulur me 1.2 miliard lekë krahasuar me stokun e detyrimit në fund të vitit 2019, që ishte 8.1 miliard lekë. Peshën më të madhe të stokut të detyrimeve të prapambetura e zë kategoria “Investime” me 54.4%, kategoria “Të tjera” 17.3%, “Shërbime” 10.3%, dhe “Vendime Gjyqësore” 10%.