Të ardhurat nga burimet e veta përbëjnë 51.3% të të buxhetit të pushtetit vendor. Në vetëm 5 bashki raporti shkon deri nga 55-82%, ndërkohë që në 26 bashkitë e vogla përgjithësisht që mbledhja e të ardhurave vendore është minimale nga 7%-20%, që i bën këto bashki të varura nga transfertat qeveritare. Për më tej, parashikimi i të ardhurave të veta vazhdon të mbetet problematik në një numër bashkish. Në total, bashkitë parashikojnë rreth 15-20% më shumë të ardhura se sa mbledhja faktike. Ky parashikim optimist ndikon në deformimin e planifikimit dhe zbatimit të buxhetit.
Në kuadër të finalizimit të procesit të planifikimit të të ardhurave nga burimet e veta vendore, Paketës Fiskale 2024 si pjesë e Buxhetit Vjetor 2024, Projekti Financat Lokale vijoi me serinë e trajnimeve / tryezat rajonale, në 14 Nëntor në Shkodër – 7 bashki nga Rajoni Verior dhe në 16 Nëntor në Tiranë - 14 bashki nga Rajoni Qendor. Në këto tryeza rajonale morën pjesë më shumë se 50 punonjës të të gjitha niveleve, ku diskutuan:
- Çështjet kryesore që ndikojnë në hartimin e një pakete fiskale në përputhje me kuadrin ligjor dhe objektivat e politikave të zhvillimit vendor e qendror;
- Sfidat dhe rekomandimet mbi procesin e vlerësimit sa më realist të burimeve potenciale nga të ardhurat e veta vendore;
- Taksa e pasurisë dhe kadastra fiskale, problematikat e konstatuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe roli i njësive të vetëqeverisjes vendore në popullimin e saj.