Skip to main content

MBAHET MBLEDHJA E KOMITETIT DREJTUES TË PROJEKTIT “FINANCAT LOKALE”

5 vjet mund të mos jenë një kohë e gjatë në kuadrin e një reforme, por janë shumë në jetëgjatësinë e një projekti. Projekti ''Financat Lokale'' mbylli fazën e parë (2019-2023) dhe me mbledhjen e Komitetit Drejtues këtë javë inaguroi fillimin e fazës së dytë 2024-2028. Me 73 njësitë e Qeverisjes Vendore, Ministrinë e Financave, ASPA, AMVV, SHAV, bashkarisht kemi arritur shumë në një periudhë sfidash. Proceset e përmirësuara të planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të buxhetit afat-mesëm dhe vjetor, manaxhimit të të ardhurave të cilat kanë shënuar rritje vjetore konstante, kontrollit të brendshëm, auditimit dhe raportimit financiar kanë prodhuar rezultate të prekshme dhe të qenësishme në performancën e NJVV-ve. Kjo, falë punës sonë të përbashkët. Faleminderit të gjithë partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë. Një falenderim i veçantë për Qeverinë Zvicerane, SECO.